Alpinizmi/kampimi

Alpinizmi është aktivitet i mrekullueshëm për në fundjavë për të gjithë ata që e duan sportin dhe duan të largohen nga ajri i ndotur i qytetit. Nëse jeni të interesuar për ngjitje në ndonjë majë më të lartë malore, drejtohuni në njërën nga këto shoqata të alpinizmit, në të cilat mund të informoheni për turnetë e organizuara grupore. Nëse udhëtimi është më i gjatë, pas ngjitjes në mal, natën mund ta kaloni në qendrën më të afërt malore apo ndonjë bujtinë. Këtu do t’i gjeni informacionet për të gjitha qendrat dhe shtëpitë malore dhe të organizoni turneun tuaj.

Në Popova Shapka keni më tepër opsione që ta zgjoni alpinistin brenda jush! Veçanërisht e bukur është ngjitja në Majën e Titos në lartësi mbidetare prej 2747m. Gjithsej ndodhen më shumë se 15 ngjitje në Popova Shapka, me shkallë të ndryshme të vështirësisë. Ka diçka për secilin, pa marrë parasysh a jeni fillestarë apo keni përvojë të pasur në alpinizëm.

*Nëse jeni të interesuar për alpinizëm, shihni ofertat për Popova Shapka.


Informacione për udhëheqësin malor sipas standardeve UIMLA: +389 70 32 98 98

image description image description
Sezonet më të mira: Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor
Klube të famshme: Së shpejti...

KLUBET MALORE

Zgjidh aventurën tënde
image description

Klubi malor – Luboteni

është themeluar në Tetovë më 23 mars të vitit 1925. Pas formimit të shoqatës kanë filluar ngjitjet e organizuara drejt bukurive të Sharrit. Klubi malor “Luboteni” – Tetovë organizon aktivitete të më tepër sporteve malore – alpinizëm, ngjitje në maja të larta dhe shërbimin e shpëtimit malor. Në fund të çdo viti rrjedhës, klubi përgatit program të aktiviteteve që do të realizohen vitin e ardhshëm. Kalendari përbëhet nga manifestime, të cilat klubi i realizon në nivel intern, lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Klubi disponon me shtëpi malore në Popova Shapka dhe në Luboten. Klubi disponon edhe zyrë, e cila ofron udhëheqës të profesionalizuar në mal.

Më tepër informacione do të gjeni në:
kontakt@pkljuboten.org.mk

SHIH MË TEPËR
image description

Klubi malor Teteksi – Tetovë

është themeluar në vitin 1956. Klubi organizon ngjitje në maja të ndryshme dhe lokalitete të masivit malor të Sharrit dhe merr pjesë aktive në aktivitete tjera malore si mysafir në ngjitje të klubeve tjera dhe vendeve në tërë Maqedoninë.

Më tepër informacione do të gjeni në:
Е-маил: pkteteks@gmail.com
rr. Goce Dellçev pa nr. – Tetovë
Tel. 071 307 230


image description

Klubi malor Jelak – Tetovë

është formuar në vitin 1966. Në klub janë anëtarësuar alpinistë nga të gjitha moshat, ndërsa aksionet malore të cilat i organizojmë janë përshtatur në mënyrë që të gjithë të marrin pjesë. Gjatë viteve kemi organizuar shumë aksione malore kryesisht në Malin Sharr, por edhe në male tjera në Maqedoni dhe më gjerë. Në KA Jellak janë regjistruar tre udhëheqës të licencuar malorë, shënues (evidentues) i licencuar, instruktorë skijimi dhe shpëtues. Qëllimi ynë, përveç organizimit dhe udhëheqjes së aksioneve malore është edhe ngritja e kulturës së përgjithshme malore, shënimi dhe mirëmbajtja e shtigjeve malore, ngritja e vetëdijes ekologjike etj.



Më tepër informacione do të gjeni në:
Goce Dellçev pa nr. 1200 Tetovë
Telefoni: 071 307 230
Facebook: Планинарски Клуб Тетекс - Тетово

SHIH MË TEPËR
image description

Shoqata malore Transverzalec – Shkup

është formuar në vitin 1998 me qëllim që të nxitet zhvillimi i sporteve malore në Shkup dhe në Maqedoni përmes ofertave të aksioneve cilësore malore, gara të orientuara dhe turne të çiklizmit malor. Target grupi i klubit malor janë të gjithë alpinistët si dhe ekologët, studentët, entuziastët dhe të gjithë ata që e respektojnë dhe e duan malin. Aksione kryesore vjetore të shoqatës janë: 1. Transferzalja Luboten – Ohër, në fillim të muajit korrik 2. Maratoni Majat liqenore – në fillim të muajit shtator 3. Transferzalja për biçikleta – malore “Ujërat e Sharrit” – në javën e fundit të qershorit 4. Garat e orientuara në Vodno gjatë pranverës dhe vjeshtës kur ndërrohet ora 5. Ngjitja dimërore në Majën e Titos – në muajin dhjetor 6. Transferzalja Kajmakçallan – Kozhuf, Gjevgjeli – në fillim të muajit korrik 7. Marshi memorial “Çiçko Josif Ilkovski” – Kitka në muajin prill 8. Ngjitja tradicionale në majën e Lubotenit me rastin e 13 nëntorit.

Më tepër informacione do të gjeni në:
e-mail : transverzalec@gmail.com
Telefoni: 3-221-350 / 070-641-998

SHIH MË TEPËR
image description

Peak Trip

Udhëtojmë drejt majës. Ne jemi udhëheqës malorë, të cilët e realizojnë ëndrrën tuaj që të krijojnë jetë në male. Të udhëhequr nga dëshira që t’ua tregojmë bukuritë e maleve të Maqedonisë njerëzve në mbarë botën, vendosëm të hapim agjencion turistik mountain Experience. Ekipi i kompanisë tonë janë udhëheqës malorë, alpinistë dhe vozitës të motorëve malorë, persona të cilët malet i promovojnë si vende për jetesë, punë dhe rekreacion

Më tepër informacione do të gjeni në:
www.guides.mk
е-mail : guides.mk@gmail.com
Radishani, rr. 40, nr.2, 1000 Shkup
Tel: 389 78 277 585, +389 78 229 229

SHIH MË TEPËR
image description

Shoqata malore “Argentus – Mount”

është formuar në vitin 2014, në të njëjtin vit kur është bërë edhe anëtare e Federatës së Sporteve Alpine në Maqedoni. Nga viti 2017 Shoqata ka tre udhëheqës malorë të licencuar të kategorisë A dhe një udhëheqës malor praktikant edhe atë: Zija Jonuzoski, nr. kontakti +389 70 271 275, e-mail: rekanac@gmail.com, Zvonko Aleksovski, nr. kontakti +389 71 561 449,e-mail: zvonko_aleksoski@hotmail.com, Toni Jovanovski, nr. kontakti +389 70 609087, e-mail: tonijovanoski@yahoo.com, Senad Idrizi, nr. telefoni +389 78 804 116 , e-mail: senad_idrizi@live.com. Shoqata ka edhe një evidentues të licencuar në kuadër të FSAM- Zvonko Aleksovski. Me alpinizmin e deritanishëm është realizuar dokumentacion GPS të të gjitha shtigjeve malore vertikale dhe horizontale në të gjithë Malin Sharr, nga fillimi në Luboten deri në fund në Srezimit si dhe në malet Bistra, Deshati dhe Korabi.

Më tepër informacione do të gjeni në:
e-mail : argentusmount@gmail.com
tel: +389 (0) 71 275 280

image description

Shar Outdoors

udhëtim i përgjegjshëm dhe ndikimi në ekologji. Ekip i cili siguron përvoja në vozitjen e lirë Cat ski, turne në skijim dhe përvoja tjera malore verore në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe më gjerë. Nëse pushimi juaj i ardhshëm përfshin zbulimin e maleve të reja, skijim, ski-turizëm, aikido, split-bord, çiklizëm malor, ecje, ngjitje në shkëmbinj dhe vende unike të paprekura, përjetoni natyrën e rajonit dhe mikpritje të madhe, një nga aventurat në Maqedoni sigurt se duhet të jeni në destinacionin tuaj të ardhshëm.



Më tepër informacione do të gjeni në:
Tel 1: +389 71337 489 Tel 2: +389 75 563 130

SHIH MË TEPËR
image description

Nisma “Ta shpëtojmë Popova Shapka”

Nisma e qytetarëve për zhvillimin e qendrës së skijimit Popova Shapka. Nisma për ndalimin e shkatërrimit të qendrës së skijimit Popova Shapka në Tetovë dhe kthimin e saj si destinacion turistik kyç në rajon.

Më tepër informacione do të gjeni në:
e-mail : perkodrenediellit@gmail.com
Telefoni: 070 494 483

SHIH MË TEPËR