“Më në fund dikujt iu kujtua që në një vend t’i grumbullojë të gjitha ndodhitë nga mali ynë i mrekullueshëm. Shpresoj se kjo platformë do të rezistojë dhe do të plotësohet me çdo gjë që do të ndodhë në Popova Shapka.”
Rreth nesh
Popova Shapka– all seasons adventuresPopova Shapka– all seasons adventures është një bashkëdyzim mes aktuales dhe të ardhmes, platformë e kompletuar e të gjitha produkteve dhe ngjarjeve turistike, të cilat Popova Shapka, si destinacion turistik, i ofron dhe do të vazhdojë t’i ofrojë edhe në të ardhmen. Kombinimi perfekt i atraksioneve, kulturës, mikpritjes dhe bukurive natyrore që të lënë pa frymë, janë shkaqet që e bëjnë Popova Shapka zgjedhjen e duhur për çdo individ. Synimi ynë është krijimi i bashkëpunimit mes të gjitha palëve të interesuara për Popova Shapka, me qëllim të kthimit të shkëlqimit të kësaj bukurie paksa të lënë pas dore. Trendet e deritanishme të qëndrimit në Popova Shapka me numër të vogël të përmbajtjeve të organizuara, përmes bashkëpunimit të të gjitha subjekteve publike dhe private, do t’i transformojmë në përvoja të paharrueshme për qëndrim dhe argëtim në Kodrën e Diellit.
Vlera jonë
Ne na bën të veçantë fakti se llogaritemi si fokus dinamik, i cili siguron kënaqësi dhe aventurë përmes rehatisë së përvojës, vendit të duhur për relaksim dhe rekreacion në cilëndo stinë që të dëshironi. Ofrojmë trajnime për zhvillimin e kapaciteteve të klientëve të themeluara në standarde të larta, të cilat do t’u mundësojnë t’i fitojnë kompetencat e nevojshme dhe do të përgatiten t’u përgjigjen sfidave të mjedisit të ndryshueshëm si dhe të përparojnë në karrierë.
Misioni ynë
Misioni ynë është krijimi, realizimi dhe mbajtja e kualitetit të lartë në turizëm. Gërshetimi i të gjitha palëve të interesuara për Popova Shapka, bashkëpunimi në destinacionin turistik, me qëllim të përballimit më të lehtë të sfidave dhe funksionimit më të përshtatshëm të Popova Shapka, si destinacion turistik, e cila është qendër për organizimin e ngjarjeve nga fusha të ndryshme.
Siguria
Siguria dhe shëndeti i klientëve tanë është në rend të parë! Duke pasur parasysh faktin me situatën e sapokrijuar me KOVID-19 mundohemi që higjienën ta mbajmë në nivel sa më të lartë dhe plotësisht ta zvogëlojmë rrezikun. Të gjitha aktivitetet në Popova Shapka realizohen në bazë të protokolleve të caktuara për mbrojtjen shëndetësore dhe sigurinë e vizitorëve. Të gjitha palët e inkuadruara rreptësisht i zbatojnë masat të cilat janë të domosdoshme për mbrojtjen shëndetësore të tyre dhe të tjerëve.
Detyrat dhe qëllimet
Qëllimet dhe detyrat tona janë: qëndrueshmëria sociale, mirëmbajtja e mjedisit, përjetimi/përvoja turistike, prodhimet turistike, kualiteti, kërkesat turistike, marrëdhëniet me publikun dhe marketingun, partneriteti dhe udhëheqja, kapaciteti i burimeve njerëzore, infrastruktura dhe pjesët tjera për mbështetjen e sektorit.